Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNgec propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Ngec propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve ka ngecur në leximin e parë. Shumica parlamentare pret që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të vendos në rend të ditës vazhdimin e leximit të parë.
Propozuesit janë të gatshëm të bëjnë edhe ndryshime eventuale në tekst. Jemi seriozisht të përgatitur për të ndërhyrë në përmirësimin e tekstit në drejtim të anashkalimit të të gjitha dilemave dhe lëshimeve dekalroi Tomisllav Tuntev, Deputet i LSDM-së. Jam i bindur që edhe opozita do të tërhiqen nga obstruksionet që i bëhen këtij ligji dhe do të miratohet me lehtësi në Kuvend – tha Artan Grubi, Deputet i BDI-së. Opozita mbetet në qëndrimin se ky propozim-ligj nuk zyrtarizon por vetëm avancon gjuhën shqipe në organet shtetërore transmeton Alsat-M. Lëvizja Besa vlerëson se mazhoranca nuk ka vullnetin e mëparshëm për zbatimin e këtij ligji. Me siguri pasi bëhet zvarritja e këtij procesi nga ana e shumicës parlamentare, kjo le të kuptohet se ka mëdyshje brenda tyre, rreth përmbajtjes së ligjit apo mënyrave se si ata do të mund të vijnë deri tek shumica që do ta aprovojë këtë ligj – u shpreh Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa. Pas leximit të parë, Kuvendi do të kalojë propozim-ligjin në leximin e dytë. Në këtë fazë parashtrohen amendamentet, ndërsa debati nuk është i kufizuar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!