Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniNga tërmeti në Turqi shkon në 95 numri i viktimave

Nga tërmeti në Turqi shkon në 95 numri i viktimave

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë është rritur në 95, transmeton Anadolu.

Nga AFAD thonë se pas tërmetit janë regjistruar rreth 1.323 lëkundje në zonë, 43 prej të cilave më të forta se 4 ballë.

AFAD po ashtu njoftoi se 994 persona janë plagosur nga tërmeti, 847 prej të cilëve pas trajtimit janë lëshuar nga spitali, ndërsa 147 vazhdojnë të trajtohen.

Duke folur në një konferencë për media në Izmir, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, njoftoi se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është 58.

Për të prekurit e tërmetit që përballen me mot të ftohtë, Kurum u bëri thirrje që të kërkojnë strehim tek të afërmit e tyre.

“Ne filluam procesin për krijimin e një qyteti kontejner. Ne do të krijojmë një qytet kontejner me një kapacitet për të strehuar 1 mijë njerëz në sipërfaqe prej 46.300 metra katrorë në rrethin Bayraklı”, shtoi Kurum.

Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!