Nga sot mund të kaloni nga “rruga e re” prej nga Podmolli

0
217
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

SPB Ohër njofton qytetarët se sot nga ora 11:00 do të vihet në shfrytëzim për qarkullim të rregullt pjesa nga rruga kryesore Ohër-Kërçovë, në shtrirjen e kryqëzimit të komunikacionit “Petlja” deri në Podmoll, e cila për shkak të punimeve dhe ndërtimit, nga muaji i kaluar, ishin të mbyllura për qarkullim. Me këtë pushon së zbatuari regjimi i detyrueshëm kohor për qarkullim dhe devijimi i detyrueshëm i komunikacionit përgjatë rrugës së vjetër Ohër-Strugë.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve që të menaxhojnë me kujdes mjetet e tyre motorike dhe të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës.(Struga Ekspres)