Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga sot mësimi nis pa turne dhe orë të plota

Nga sot mësimi nis pa turne dhe orë të plota

Pas më shumë se një viti, prej marsit të 2020 me mësim online, të alternuar dhe me turne, sot nxënësit i rikthehen normalitetit.
Viti i ri shkollor nisi me mësim me turne dhe orë të shkurtuara, por këmbëngulja e prindërve, që firmosën një peticion drejtuar ministres së Arsimit, bëri që Komiteti Teknik i Ekspertëve të tërhiqej dhe të lejonte mësimin me orë normale.Sipas ministres së Arsimit, një arsye dhe garanci për vendimin është edhe fakti që shumica dërrmuese e mësuesve janë vaksinuar.
“Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne” tha ministrja Kushi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments