Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga ora 16:00, në të gjithë territorin e shtetit hynë në fuqi...

Nga ora 16:00, në të gjithë territorin e shtetit hynë në fuqi ora policore

Në Shkup kishte lëvizje para orës policore, por jo si më parë. Qytetarët nxitonin t’i kryejnë obligimet, pasi nga sot mund të lëvizin vetëm deri në orën 16:00. Numri i personave që prisnin autobus ishte shumë i vogël.

Kishte edhe të tillë që ushtronin.

Kështu dukej radha në bankë. Disa për të tërhequr para, të tjerët për të paguar faturat, megjithëse bankat kanë rekomanduar që kjo të bëhet në mënyrë elektronike ose të blihet me kartelë. Por, disa qytetarë harrojnë ta mbajnë distancën prej dy metrash.

A e respektoni distancën? Shoh që nuk ka distancë prej dy metrash?

“Epo, ka, por dje prita dy – tre orë. Nuk mund të arrij që të marr”.

Radhë ka edhe para marketave. Kur i pyetëm përse nuk e respektojnë distancën, kërkuan arsyetim.

„I shmangem diellit“.

Qytetarët filluan t’i mbushin qeset që të kenë ushqim të mjaftueshëm deri të hënën, e disa tjerë bëjnë pazar për çdo ditë.

“Me sa shoh ka gjithçka. Të gjithë marrin aq sa u duhet. Gjithçka është në rregull”.

A keni vënë re se dikush ditët e fundit merr më shumë ushqim?

“Deri më tani nuk kam vërejtur”.

Tani po blini që të keni deri në fundjavë apo përsëri do të dilni për të bërë pazar?

“Jo, kjo është për pesë – gjashtë ditë”.

Gjatë orës policore, marketet mbyllen një deri në dy orë para fillimit të ndalesës për lëvizje. Autobusët e NQP-së në Shkup janë reduktuar, kështu që transporti i fundit fillon para ose rreth orës 15:00.

Igor Stefanovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments