Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNga nesër në kafene mund të futeni vetëm me dy doza të...

Nga nesër në kafene mund të futeni vetëm me dy doza të vaksinës

Një masë shtesë nga nesër do të hyjë në fuqi me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit me virusin korona, përkatësisht të stimulimit për vaksinimin anti kovid. Duke filluar nga e hëna, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private do të jetë e detyrueshme vetëm me dy doza të vaksinave. Ndonëse jemi në javën e dytë të valës së re, Komisioni për sëmundje infektive pardje nuk rekomandoi masa të reja restriktive, por Ministria e Shëndetësisë sot vetëm se ngushtoi rrugët e të pa vaksinuarve.

Ministria e Shëndetësisë

“Ministria e Shëndetësisë informon se duke filluar nga nesër 15 nëntor 2021 për të hyrë në objekte të mbyllura është e nevojshme të keni certifikatë për imunizim të plotë, përkatësisht të tregoni dokumentin se keni marrë dy doza të vaksinave kundër virusit korona. Ose duhet të posedoni vërtetim që dëshmon se keni kaluar infeksionin me CoVid-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit.”

Përqindja sa shkon e thellohet e rasteve të reja pozitive në raport me testet e bëra. 12% e të testuarve janë diagnostikuar me virusin korona, kumtojnë autoritetet shëndetësore. Aktualisht, ka 8,600 raste aktive që nënkupton se vatra infeksioni janë të pa lokalizuara në gjithë vendin. Por, drejtori i Institutit të Imunologjisë Aleksandar Petliçkovski tha se duhen masa më rigoroze për të shtyrë qytetarët drejtë vaksinimit. Sipas tij, 2/3 e popullsisë nuk binden me sitmulime, andaj duhen detyrime për të mirën e shëndetit publik dhe ato masa të respektohen në përpikëri, duke pasuar edhe sanksionimet.

“Ne, duke përfshirë edhe veten time, prisnim që vaksinimi të ishte një mjet serioz për tu përballuar me pandeminë, dhe është, por vaksinimi pa kujdes të masave dhe distancë sociale nuk mund ta bëjë punën sepse kërkon shumë kohë. Ne lamë një hapësirë ​​shumë të gjatë dhe ecim ngadalë me vaksinimin, për të reduktuar mundësitë që virusi të kërcejë nga njëri tek tjetri. Prandaj mendoj se duhen masa kufizuese, i shohim në vendet që kanë shkallë të lartë vaksinimi, sepse kjo valë nisi shumë intensivisht. Sigurisht që kufizimet do të ulin shanset e transmetimit të virusit dhe do të kenë rezultate pozitive.”- deklaroi Aleksandar Petliçkovski, Imunolog.

Se procesi i vaksinimit po ecën me ritëm të ngadaltë tregojnë edhe shifrat se më shumë rivaksinohen me dozën e tretë sesa të tjerët me dozë të parë. Sipas numrit të vaksinave të dhëna, 37% e popullsisë është e imunizuar plotësisht.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments