Duke filluar prej datës 01.05.2018 e deri në datën 30.06.2018 do të filloj regjim i ri (i përkohshëm) i trafikut në rrugët e qytetit të Strugës.
Komunikacioni do të vijoj në një drejtim edhe atë në rrugët:
Rruga “Dimitar Vllahov” dhe atë nga bashkimi i rr.”15ti Korpus” me rr.”Gjuro Salaj” me bashkimin e rr.”Gjuro Salaj” me rr.”Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase” dhe nga bashkimi i rr.”Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase” me rr.”Pablo Neruda”.
Rruga “Brigada e Goditjes së Parë Maqedonase”dhe atë me bashkimin e rr.”Dimitar Vllahov” me rr. “Dimçe Kovaçeski” dhe bashkimin e rr.”Dimçe Kovaçeski” me rr. ‘Vllado Maleski”
Rruga “Jovo Stefanovski-Rile” dhe atë nga bashkimi i rr. “Marks Engels” me rr.”Zufer Musiq” dhe nga bashkimi i rr.”Zufer Musiq” me rr.”JNA”.
Pjesë e rrugës “Boro Haxhieski-Pute” dhe atë nga hyrja e hapësirës parking në NPP “Proakua” me bashkimin e rr.”27 Mars” dhe nga bashkimi i rr.“27 Mars” me rr.”Krste Jon”
Pjesë e rrugës “27 Mars” dhe atë nga bashkimi i rr.”Boro Haxhieski-Pute” me rr.”Krste Jon” dhe rr.”Vëllezërit Milladinov”
Rruga “Krste Jon” dhe atë me bashkimin e rr.”Boro Haxhieski-Pute” me rr.”Niko Nestor” dhe nga bashkimi i rr.”Niko Nestor” me rr.”27 Mars” dhe rr.”Vëllezërit Milladinov.
Ky vendim u miratua në seancën e fundit të Këshillit në datë 16.04.2018 dhe së fundmi mori miratimin edhe nga organet e tjera kompetente të SPB – Ohër.
Ftojmë qytetarët, që të respektojnë regjimin e ri të trafikut, të shfrytëzojnë korsitë njëkahëshe dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, në mënyrë që trafiku të vijojë pa probleme.