Wednesday, March 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga nesër bie borë

Nga nesër bie borë

Nën ndikimin e masës më të ftohtë dhe relativisht të lagësht nga veriu, sot do të mbisundojë mot kryesisht me vranësira, në pjesët perëndimore me të reshura lokale të shiut me intensitet të dobët. Nga fundi i ditës në male dhe në disa vende më të larta (800 m.l.m, ndërsa në pjesët veriore edhe më ulët) të reshurat do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, e cila gjatë natës do të përforcohet.

Të reshurat do të vazhdojnë edhe nesër, posaçërisht paradite dhe do të jenë të shiut, ndërsa në male dhe vendet më të larta të borës. Do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe do të ketë rënie të konsiderueshme të temperaturës ditore, e cila do të jetë në interval prej dy deri nëntë gradë.

Pastaj vijon periudhë e motit stabil dhe të thatë me temperatura të ulta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të ulen nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments