Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNga Maqedonia shkoi në Zvicër për të fituar ndonjë frang, përfundoi në...

Nga Maqedonia shkoi në Zvicër për të fituar ndonjë frang, përfundoi në burg

Policia zvicerane e Kantonit Cyrih, të mërkurën ka realizuar kontrolle disaorëshe në kuadër të luftës për ndalimin e plaçkitjeve në komunat Opfikon-Glattbrugg, Küsnacht e Zollikon dhe me këtë rast ka arrestuar dy persona.

Pak pas mesditës, policët kanë kontrolluar personat e një veturë të një kompanie nga regjioni. Bashkudhëtar ka qenë një shtetas 38-vjeçar maqedonas nga Sllovakia, i cili padyshim se ka qenë duke punuar ilegalisht, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Ai nuk ka poseduar leje të punës për Zvicër. Shtetasi maqedonas është arrestuar menjëherë, është paditur për punë ilegale dhe i është dorëzuar Prokurorisë publike.

Pak më vonë, rreth orës 15.00 policët kanë kontrolluar edhe një veturë tjetër me autotarga gjermane. Ate ka qenë duke e drejtuar një shtetas 56-vjeçar serb nga Franca. Ndaj tij kanë qenë në fuqi dy urdhërarreste nga Kantoni Bernë dhe Gjenevë për shkak të plaçkitjeve të ndryshme dhe mashtrimit. Personi në fjalë është arrestuar dhe do tu dorëzohet kantoneve të lartpërmendura. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments