Nga aksidenti në Strugë, lëndohet rëndë motoçiklisti

0
16

Një person është lënduar dje në një aksident komunikacioni mes një makine dhe motoçikletë në Strugë.

Siç njoftoi sot SPB Ohër, në orën 16:30 është denoncuar se në rrugën “Boro Kallajxhieski” në aksidentin mes një makine dhe motoçikletës.

“Shoferi i motoçikletës është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë, ndërsa më pas është vendosur në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ku mjeku i ka konstatuar lëndime të rënda trupore”, thonë nga SPB Ohër.

Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe nga Policia e Strugës thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit.