Nga 1 dhjetori fillon pagesa për qytetarët që skanuan llogari fiskale përmes aplikacionit ‘TVSH-ja ime’

0
14


Sanja Lukarevska sot deklaroi se nga një dhjetori do të fillojë kthimi i parave përmes aplikacionit ‘TVSH-ja’.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ajo shtoi se në fillim të muajit të ardhshëm do të ndahen tre milionë euro për qytetarët që kanë skanuar llogaritë fiskale dhe se nga 1 korriku i këtij viti janë skanuar 38 milionë llogari fiskale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lukarevska tha se asnjëherë nuk do të lejohet që institucionet të përdoren për interesa personale.

“Krahas TVSH-së time, në mënyrë të shkëlqyer funksionon edhe kthimi i TVSH-së te personat juridikë, dhe nëse krahasojmë vitin 2019 me vitin 2016 mund të vërejmë se kthimi i TVSH-së është për 43%. Vetëm kështu ecet përpara, nëse të gjithë kujdesemi dhe punojmë në mënyrë të ndershme”, tha Lukarevska.Telegrafi


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5