Gjykata Themelore e Kërçovës nesër në ora 13.00 do të shqiptojë dënimin (në mungesë) ndaj Sheqerim Ahmedi i njohur si El Cheka nga fshati Tuhin i Kërçovës, i njohur për publikimin e materialeve të përgjimeve që ndërlidhen me emra të funksionarëve të lartë të BDI-së. Por në kohën kur do të pritet vendimin, Shoqata IGFM në Maqedoninë e Veriut ka bërë thirrje për protesta nga ora 12:00 deri në orën 14:00.“Të marrim pjesë dhe ta vrojtoijmë situatën me shqiptimin e dënimit të padrejtë, me standarde të pabarabarta ndaj shqiptarëve, ku partitë shqiptare në Qeveri nuk i mbrojnë shqiptarët që 29 vjet në demokraci në Maqedoninë Veriore, me këta politikanë ngelëm pakicë, gjuha shqipe me perqindje dhe shqiptarët burgosen, vriten dhe u bëhen imponime e montime politike, me burgosje të përjetshme, si rasti Mostra dhe rasti i Lagjes së Trimave në Kumanovë, e shumë raste të tjera, ku për këto arsye, më 1 nendor 2019 po mbahet protesta e 5-të për hetim ndërkombëtar, ku këtyre rasteve po ju shtohet dhe dënimi në mungesë i Sheqerim Ahmedit (El Cheka) nga Kërçova.”, thekson IGFM. Sipas saj, cfarë dallimi kanë përgjimet e Zaevit nga përgjimet e El Chekës, përveç një dallimi përmbajtjesor, që e Zaevit e sollën atë në pushtet, kurse përgjimet e El Chekës janë për ta rrezuar nga pushteti koalicionin qeveritar LSDM-BDI, dhe dallimi tjetër është se, Zaevi rrëzoi VMRO-në nga qeveria po jo edhe BDI-në. “Komisioni i Venedikut, në mënyrë decide rekomandon se duhet të publikohet çdo dukument përgjimi, ose incizim që paraqet interes publik, dhe nga këto biseda shihet që shkelen të drejtat e njeriut, shkelet po ashtu kushtetuta e vendit.”, thekson kjo shoqatë. (INA)