Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNesër pritet që të bëhen të ditur emrat e ministrave të rinj...

Nesër pritet që të bëhen të ditur emrat e ministrave të rinj nga radhët e LSDM-së

Përbërja e Qeverisë së re të udhëhequr nga i nominuari për kryeministër Dimitar Kovaçevski pritet të merret vesh nesër. Kovaçevski do të prezantojë ekipin e tij të ri para Komitetit Qendror dhe Komitetit Ekzekutiv të LSDM-së. Pasi të miratohet në parti, emrat e ministrave të propozuar do të dorëzohen në Kuvend.

Tashmë të panjohur janë vetëm ministrat që i takojnë LSDM-së, ku priten ndryshime të mëdha në krahasim me qeverinë e deritanishme të udhëhequr nga kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev.

Ministrat Radmilla Sheqerinska dhe Mila Carovska nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së re, ndërsa pritet që edhe ministra tjerë të deritanishëm të zëvendësohen.

Për dallim prej LSDM-së, BDI do të mbajë ministrat e njëjtë sikurse në Qeverinë Zaev. I vetmi ndryshim tek integristët është kalimi i Jeton Shaqirit nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Ministrinë e Bujqësisë.

Dihen edhe emrat e ministrave nga Alternativa, e cila pas marrëveshjes për koalicion me Zaevin, publikoi emrat e 3 ministrave me të cilët bëhet pjesë e Qeverisë. Bekim Sali do të jetë Ministër i Shëndetësisë në vend të Venko Filipçes, Admirim Haliti merr drejtimin e Ministrisë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa Xhemail Çupi do të jetë ministër pa resor për çështjen e mërgatës.

Edhe pse nuk ka një datë të caktuar, pritet që Qeveria e re të votohet në Kuvend brenda javës që vjen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments