Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriNesër në qiellin shqiptar do të fluturojnë avionët e NATO-s

Nesër në qiellin shqiptar do të fluturojnë avionët e NATO-s

Gjatë ditës së nesërme disa avionë të NATO-s do të “përshëndesin” qiellin shqiptar duke fluturuar ulët mbi Tiranë.

Bëhet fjalë për disa avionë të vegjël si edhe të tjerë monitorues që do të fluturojnë për disa minuta në qiellin e Tiranës në formë përshëndetje për shqiptarët.

Rreth orës 11:00 është menduar që avionët të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë. Misioni ajror paraprin vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters.

Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca do te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments