Tuesday, March 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNesër në Pogradec seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Nesër në Pogradec seancë e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Përfaqësues të Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë nesër do të ralizojnë në seancë të përbashët ndërqeveritare në qytetin e Pogradecit në Shqipëri
Në këtë seancë do të diskutohet për përparimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në sferën e infrastrukturës, ndërtimit të Koridorit 8, lehtësimin dhe intenzivitetin e shkëmbimeve të mallrave dheshërbimeve, si dhe përforcimin e bashkëpunimit në sferën e sigurisë.

Në këtë seancë është planifikuar edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve duke përfshirë edhe planin e konsultimeve ndërmjet dy ministrive të jashtme, menorandum në mes ministrive të brendshme për bashkëpunim në sferën e kontrollit të brendshëm, si dhe formimin e komitetit për bashkëpunim ekonomik, gjithashtu do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim në sferën e earsimit ndërmjet Institutit për trashëgimi kulturore të shqiptarëve në Maqedoni. Gjthashtu parashihet që të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim në luftën kundër radikalizmit dhe ekstzremizmit të dhunshëm, si dhe marrëveshje për bashkëpunim në parandalimin e krizave./TetovaPress

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments