Saturday, November 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNesër ka borë

Nesër ka borë

Në fillim të javës sërish reshje bore. Nga e mërkura kthjellime, maksimalet mbi 0C. Vorbulla dytësore e ciklonit që shtrihet mbi Skandinavi, gjatë ditës së sotme ka filluar të krijohet mbi Itali, e gjatë ditëve të para të javës do të depërtojë mbi vendin tonë, ndërkohë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinenit do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin kushte për reshje të reja të borës.

Nga mesi i javës fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot më stabil dhe me kthjellime, ndërkohë që masa të ngrohta ajrore që vijnë nga Mesdheu do të rrisin temperaturat maksimale mbi 0C.

Me afrimin e vorbullës ciklonike mbi vendin tonë, kohëpaskohe do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të ndikojë në uljen e vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale, mirëpo gjatë orëve të mbrëmjes mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

14.01 – Ftohtë. Kryesisht vranët dhe me borë. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive. Në mbrëmje vonë reshjet pritet të pushojnë.

15.01 – Shumë ftohtë, erë gjatë ditës. Pjesërisht vranët, pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale bore.

16.01-17.01 – Në mëngjes me ngrica. Gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell.

18.01 – Në mëngjes ngrica. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare, e nga dita e mërkurë maksimalet do të shënojnë rritje mbi 0C. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -1C deri në +3C.

Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 4-11m/s.

Shtypja atmosferike, do të pësojë rënie nën vlera normale, e nga dita e mërkurë do të shënojë rritje.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!