D ita e zgjedhjeve të dyfishta, 8 maji, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ditë jopune ishte edhe me 24 prill në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Por, konform Ligjit për Festa, në vitin 2024 do të ketë 6 ditë jopune për të gjithë qytetarët dhe 11 të tjera për bashkësitë e ndryshme etnike e fetare në vend.