Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiNëse i ngrohni këto 7 ushqime atëherë mund të helmoheni

Nëse i ngrohni këto 7 ushqime atëherë mund të helmoheni

Shumë njerëz mund të konsumojnë ushqimin që ka mbetur nga dreka ose darka për herë të dytë apo të tretë.
Disa ushqime mund të konsumohen pas ringrohjes së tyre, por disa të tjera mund të rezultojnë të dëmshme për organizmin.

Ja disa ushqime të cilat nuk këshillohen të ringrohen për herë të dytë apo të tretë.

Spinaqi

Ky ushqim rekomandohet të konsumohet menjëherë pas përgatitjes së tij. Sipinaqi përmban një sasi të lartë nitratesh të cilat shëndërrohen në nitrite pasi ngrohen. Kjo do të thotë se spinaqi i ringrohur mund të prodhojë qeliza kancerogjene në trup.

Selinoja

Është e përdorshme kryesisht në përgatitjen e supave. Selinoja përmban nitrate si spinaqi, që do të thotë se ndodh i njëjti proces pas ringrohjes, nitratet shëndërrohen në nitrite.

Panxhari

Ky perim përmban gjithashtu nitrate dhe mund të rezultojë i dëmshëm nëse ju e ringrohni atë.

Patatet

Patatet kanë vlera të larta ushqyese, por nëse i lini të qëndrojnë një ditë apo më shumë ato mund t’i humbasin këto veti të mira.

Vezët

Vezët mund të rezultojnë vdekjeprurëse nëse ato qëndrojnë disa ditë të gatuara dhe të pakonsumuara.

Mishi i pulës

Nëse hani mishin e pulës të nesërmen pasi është përgatitur mund të shkaktojë probleme në tretje sepse struktura e proteinave të gjendura në pulë ndryshon të nesërmen.

Kërpudhat

Janë një ndër ushqimet më të rrezikshme nëse i konsumoni disa ditë pasi janë gatuar dhe i ringrohni ato. Është e rekomanduar që kërpudhat të konsumohen menjëherë pas përgatitjes. Nëse i hani ditën e nesërme, hajini të ftohta dhe mos i ringrohni ato sepse mund të shkaktojnë probleme me tretjen, madje edhe me zemrën.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!