Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNëse BDI del me kandidat të saj për president, Talat Xhaferi më...

Nëse BDI del me kandidat të saj për president, Talat Xhaferi më i preferuari


Ethet e zgjedhjeve presidenciale i ka kapur të gjithë partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Më shumë “siklet” ka LSDM-ja e Zoran Zaevit, të nxjerr kandidat të përbashkët me partitë shqiptare apo të kandidojë e vetme. Nëse opozita shqiptare do të kandidojë me kandidat shqiptar, atëherë BDI do të del me Talat Xhaferin si kandidat më i besueshëm dhe më autoritativ i cili mund edhe të fitojë më shumë vota duke matur edhe forcën politike shqiptare në vend, mëson TetovaSot.

Nga ana tjetër edhe ASH-ja dhe BESA janë në udhëkryqin e zgjidhjes, të dalin me një kandidat shqiptarë apo të përkrahin Stevo Pendarovksin dhe të kërkojnë nga Zaev benificione për mbështetjen, ku kreu i BESËS, Kasami pas takimit me Zaev u shpreh se nuk do ta përkrahin kandidatin e LSDM-së pa kushte.

Opozita shqiptare siç mëson TetovaSot ka biseduar me ish deputetin e RDK-së, Izet Zeqirin si kandidat i mundshëm për president, por ende nuk është konfirmuar e as mohuar nga asnjëra palë as nga opozita e as nga akademik Izet Zeqiri.

Ethet vazhdojnë dhe LSDM po mundohet të përfitojë nga të gjithë shqiptarët, në garë jozyrtarisht përflitet se Nikolla Dimitrov dhe Stevo Pendarovski janë dy emrat që mund të fitojnë zgjedhjet dhe njëri të bëhet president.

Pendarvoskin deri më tani nën hije e përkrahën opozita shqiptare, por partitë shqiptare në pushtet nuk janë dakord dhe lufta vazhdon ku Zaev mundohet që ti bind të gjithë partitë shqiptare për mbështetje masovike kundër profesoreshën nacionaliste të VMRO-së.

Ndryshe zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 21 prill në raundin e parë, ndërsa i dyti është vendosur me 5 maj./TS/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!