Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNervozohet 40 vjeçari nga Maqedonia e Veriut, e dëmton me çekan spitalin...

Nervozohet 40 vjeçari nga Maqedonia e Veriut, e dëmton me çekan spitalin në Gjermani


Zakonisht, dentistëve u duhen darë për të hequr një dhëmb. Çekanët nuk janë pjesë e pajisjeve dentare. Por, një “pacient verimaqedonas”, në përfundim të orarit të një ordinance stomatologjike në Schkeuditz pranë Lajpcigut të Saksonisë, ka sjellë me vete një çekan duke lënë pas gjurmë të shkatërrimit në ordinancën e një dentisteje, para se të vazhdonte me godtijen e një spitali dhe një lokali të lojërave të fatit.

Edicioni i ri i “Raging Hercules” u zhvillua të premten, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse shtetasi i nevrikosur nga Maqedonia e Veriut, është inspiruar nga mitologjia e lashtë greke apo tragjedia romake. Rrjedha e saktë e këtij veprimi është përshkruar nga policia gjermane në Leipzig me sa vijon:

“Në një ordinancë dentare, e cila ishte në mbyllje e sipër, përmes derës së hapur ka depërtuar një person mashkull fillimisht i panjohur. Dentistja (62) dhe dy të punësuarat e saj u habitën tërësisht. Personi mashkull ka përdorur një çekan për të shkatërruar disa xhama dhe dritare, një kompjuter dhe një banak. Dentistja ishte fyer me fjalë të turpshme dhe dikur ishte sulmuar dhe rrahur. Ajo pësoi lëndime të lehta. Bashkëpunëtoret e saj arritën të ikin jashtë dhe të kërkojnë ndihmë.

Më pas, verimaqedonasi u ul në një veturë të parkuar në trotuar dhe u nis në drejtim të Leipzigut. Më vonë u bë e ditur se ai fillimisht u fut në Klinikën Helios dhe krijoi tollovi në “departamentin e mbyllur”, që më pas të vrapojë pas një inferimereje. Me sa duket ai i ka kërkuar dosjet e tij të vjetra. Më pas, u alarmua edhe policia. Me këtë rast, është bërë një përshkrim i personit. Hetimi i parë në vend zbuloi se automjeti dhe targat e tij ishin të njohura, ndërsa policia menjëherë filloi kërkimet e duhura për personin.

Në ndërkohë u bë e ditur se personi me automjetin, kishte mbërritur në qendër të qytetit. Ai kishte demoluar edhe një lokal të lojërave të fatit në rrugët “Kurt-Schumacher-Strasse” dhe “Rosa Luksemburg Strasse”. Për fat të mirë, nuk pati lëndime në njerëz. Një automjeti të parkuar para lokalit të lojërave të fatit, ai ia theu dritaret. Këtu verimaqedonasi e la çekanin dhe iku.

Ndërkohë, identiteti i personit u zbulua dhe u arrestua në Tarostrasse. Bëhet fjalë për një shtetas 40-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Ai tashmë gjendet në paraburgim dhe është duke u përballur me procedurat e nevojshme juridike. Moskonsumimi i medikamenteve prej të cilave është i varur, e ka nxitur në këto veprime. Aktualisht është duke u shqyrtuar mundësia e tajtimit të tij nga një mjek specialist”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments