Kanë shpëtuar fatmirësisht, burrë e grua shqiptarë në Itali që shkonin me urgjencë drejt maternitetit, për shkak se gruas i kishin nisur dhimbjet e lindjes.
Historia është reale dhe mediat itliane i kanë kushtuar asaj një artikull duke e cilësuar si mrekulli.
Dorisa Hyka dhe Aldo Troklini po udhëtonin për në maternitet, por në një moment makina e tyre një Opel Meriva u përplas me një Dacia. E pavarësisht aksidentit, nëna e re arriti të lindë shëndoshë e mirë vajzën e saj, Brea.
Nëna thotë se gjëja e parë që mendoi pas aksidentit ishte gjendja e vajzës. “Ishim për darkë tek një i afërm në San Massimo, kur fillova të ndjeja kontraktimet dhe hipëm në makinë për të ardhur në spital. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë, jemi shumë të lumtur”, tregon ajo.