Tuesday, April 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëNëna dhe djali 5 vjeçar humbën jetën/ Toka e çarë në mes...

Nëna dhe djali 5 vjeçar humbën jetën/ Toka e çarë në mes e vetura nën rrënoja, pamje dramatike nga Peja pas vërshimeve (FOTO)

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar, anëtarë të familjes Ademaj.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në një prononcim për Sinjalin mëngjesin e sotëm, vetëm pak orë pas vërshimeve, tha se situata është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident tjetër, përveç rastit tragjik.

Pavarësisht se Muhaxheri tha se nuk dihet ende për dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve, në pamjet që qytetarët po i publikojnë nga atje shihet se pasojat materiale janë jashtëzakonisht të mëdha.

Shtëpi të shkatërruara, toka të çara në mes, vetura të dëmtuara nga shembja e rrënoja, janë vetëm disa nga dëmet në zona të ndryshme të Pejës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments