Tuesday, November 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Strugë pati një garë për qëndresën apo rrëzimin e Ziadin Selës

Në Strugë pati një garë për qëndresën apo rrëzimin e Ziadin Selës

Syrja Rashidi
Zgjedhjet mbaruan dhe entuzizmi i “rrëzimit” të Ziadin Selës shumë më shpejtë se sa pritej u shua te disa njerëz. Gjatë fushatës zgjedhore, një bashkëudhëtar i joni në këtë betejë, duke e parashikuar këtë mundësi dhe skenar tha: nëse ndodh kjo Ziadin Sela që kishte një palë brirë do të bëhet me shtatë palë. Dhe entuziastët shumë shpejt do të dëshpërohen.
Ta sqarojmë një dilemë. Nuk bëhet fjalë këtu për individin Ziadin Sela i cili si të gjithë njerëzit edhe mund të mos adhurohet nga të gjithë. Mund edhe të ketë armiq personal apo edhe ndonjë individ të cilit edhe mund t’ia ketë shkel “bishtin” me rrotë. Bëhet fjalë për konceptin politik i cili personifikohet me këtë figurë.
Në Strugë nuk kishte garë në mes kandidatësh ku duhej të fitonte më i miri. Në Strugë pati një garë për qëndresën apo rrëzimin e Ziadin Selës. Garë të cilën Ziadini dhe koncepti politik që përfaqëson e fitoi bindshëm. E fitoi aty ku ishte fushëveprimi i këtij koncepti, te qytetarët dhe votuesit shqiptarë.
Ata të tjerët që votuan për kundërkandidatin, nuk e bënë atë për vlerat e tij sepse ai nuk i ka ato. Por ajo ishte votë kundër Ziadin Selës.
Të luftosh nacionalizmin pozitiv të Ziadinit me shovinizmin e shfrenuar të maqedonasve të Strugës dhe të dalësh në mbrëmje të festosh, kjo është për ti vënduar gishtin kokës. Ky fenomen dhe kjo dukuri, jo Ziadinit, por Struganëve mund t’ju kushtojë shumë. Kjo do të thotë instalim i mercenarizmit në udhëheqjen me komunën e Strugës.
Megjithatë nuk është aq zi sa do kishte pas dëshirë dikush. Për fatin e mirë të shqiptarëve dhe fatin e keq të antishqiptarëve Struganët dhe diaspora strugane dëshmuan një pjekuri shumë më të lartë se sa mund ta imagjinoj intelekti i kufizuar i disa politikanëve të humbur në hapësirë dhe kohë.
Kjo është një shpresë për një të ardhme më të mirë dhe një garancë se në Strugë do të kemi mercenarin e fundit në krye të komunës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!