Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Strugë, kafenetë, bastoret dhe kazinot respektojnë vendimet e qeverisë

Në Strugë, kafenetë, bastoret dhe kazinot respektojnë vendimet e qeverisë

Gjatë pasdites (16.03.2020) zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër dhe Kumanovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kryen kontrolle për të respektuar vendimin e Qeverisë në lidhje me funksionimin e ambienteve të hotelerisë, kazinove dhe shtëpive të basteve. Punonjësit e policisë nga SPB-Kumanovë, në territorin e komunës së Kumanovës, kanë kryer kontrolle në 40 objekte hotelierike, oficerët e policisë nga SPB- Ohër në territorin e komunës së Strugës, kanë kryer kontrolle në gjithsej 23 ambiente hotelierike, 5 kazino dhe 4 bastore kurse në Kërçovë u kontrolluan 60 objekte hotelierike , 8 kazino dhe 12 bastore, informohet Struga Ekspres nga SPB-ja e Ohrit.

Asnjë nga objektet e kontrolluara nuk tregoi shkelje në zbatimin e vendimit të qeverisë. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë vendimet dhe rekomandimet e bëra nga Qeveria, dhe të raportojnë çdo lëshim në lidhje me këtë dhe vendime në numrin e telefont 192.
Ata që nuk respektojnë rekomandimet do të mbajnë përgjegjësi penale.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!