Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësi148 të vdekur nga koronavirusi, Franca në “shtetrrethim”: Qëndroni në shtëpi!

148 të vdekur nga koronavirusi, Franca në “shtetrrethim”: Qëndroni në shtëpi!

148 të vdekur, 21 prej të cilëve vetëm gjatë orëve të fundit dhe 6,633 raste të konfirmuara!

Ky është bilanci tragjik i koronavirusit në Francë, që ka detyruar autoritetet franceze të përshkallëzojnë më tej masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, pas mbylljes së shkollave, bareve dhe restoranteve.

Presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i Brendshëm Christophe Castaner kanë në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat mbrëmjen e së hënës, ku kanë njoftuar se shteti francez do të futet në karantinë për 15 ditë, datë kjo e cila mund të rishikohet dhe shtyhet duke parë ecurinë e virusit.

Periudha e karantimit do të nisë që nga e marta në orën 12:00 të mesditës, ndërkohë që çdo qytetarë që do të dalë nga shtëpia duhet të deklarojë daljen dhe qëllimin online në faqen zyrtare të shtetit, qoftë kjo edhe për të blerë bukën.

Të gjithë ata që shkelin këtë vendim do të gjobiten me gjobë që nis nga 38 euro deri në 135 euro.

Për menaxhimin e kësaj situate do të vihet në dispozicion e gjithë ushtria.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments