Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Strugë do ta paguani ujin më shtrenjtë

Në Strugë do ta paguani ujin më shtrenjtë

Sipas analizës së TV Nova, është mëse e pritshme që të kemi çmime më të larta të derivateve të naftës, dizelit dhe benzinës, për shkak të rritjes së akcizës për 3 denarë për naftën, dhe bashkë me TVSH do të nënkuptohet se do të paguajmë 3,54 denarë më shtrenjtë për liter.

Po ashtu është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i ujit, pasi Komisioni Rregullator për energjetikë bëri të ditur tarifat e reja. Kjo kërkesë është bërë nga shumë ndërmarrje publike të ujsjellësit të komunave. Shtrenjtimi i ujit është kërkuar nga këto komuna duke nisur nga Qyteti i Shkupit, Probishtip, Kumanovë, Radovish, Prilep, Resnjë, Strugë, Kërçovë, Ohër, Bërvenicë, Zhelinë, Veles, Manastir, etj, informon INA.

Është ende e pavendosur se Ligji I ri për energjetikë a do të sjellë shtrenjtimin e energjisë elektrike. Zv/kryeministri për çështje Ekonomike, Koço Angjushev përjashtoi mundësinë që të ketë shtrenjtim të energjisë.

Rritja e këtyre çmimeve do të ndikojë tejmase në xhepin e qytetarëve, për shkak se këto ndikojnë tek prodhuesit, të cilët do të detyrohen të rrisin çmimet e mallrave, sidomos atyre ushqimore, që godasin qytetarët. Masa tjetër e shtrenjtimeve është me parkingjet dhe kjo gjoja në disa komuna do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit. Se do të ketë rritje paralajmërimet vijnë edhe nga Enti i Statistikave. Indeksi I harxhimeve për muajin nëntor ishte më i lartë se muajt e kaluar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments