Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Strugë dhe Ohër, pritet sezon “i varfër” turistik (VIDEO)

Në Strugë dhe Ohër, pritet sezon “i varfër” turistik (VIDEO)

Jo vetëm që janë anuluar të gjitha prenotimet deri në fund të qershorit, por punonjësit turistik në Ohër dhe Strugë kanë frikë nëse këtë vit do ketë sezon të verës. Është vështirë të parashihet çfarë do ndodhë dhe si do zhvillohen ngjarjet në muajt në vijim, por thonë se edhe në skenarin më të mirë, numri i turistëve do jetë shumë më i vogël në krahasim me vitin e kaluar.

Edhe hotelierët edhe pronarët e dyqaneve në Çarshinë e Strugës janë të shqetësuar nga gjendja momentale. Ata kanë frikë se turizmi do përjetojë kolaps të plotë.

Tani në prill dhe maj koha është e mirë dhe deri në shtator kemi numër të shtuar të turistëve nga Holanda dhe Belgjika, por tani kemi frikë sepse Çarshia është e zbrazur. Ne çdo vit para se të fillojë sezoni furnizohemi me më shumë gjëra, suvenirë, magnete dhe gjithçka që na nevojitet, por tani nuk mund ta bëjmë këtë sepse situata është e këtillë”-tha Petar Nestoroski, pronar i dyqanit në Strugë

Kjo u reflektua dhe tashmë është shumë e dukshme edhe në hoteleri. Sa më shkurtë të zgjatë do jetë më mirë që të pengohet situata e këtillë, të paktën të kapim një valë në gusht sepse unë jam skeptik nëse do punojmë edhe në korrik!”-theksoi Emil Poposki, pronar i objektit hotelerik.

Sipas Poposkit, pikëpyetje është nëse edhe turistët vendorë do mund të vijnë në pushim, pasi, siç thotë, gjithçka varet nga mundësitë financiare dhe kohëzgjatja e pandemisë.  Kërkojnë hoteleria të ndihmohet edhe më shumë, pasi thonë se masat e tanishme nuk janë të mjaftueshme.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments