Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniNë Serbi për 24 orë ka 351 raste të reja me koronavirus...

Në Serbi për 24 orë ka 351 raste të reja me koronavirus dhe 11 të vdekur

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 11 viktima të reja nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Shtabi i Krizës njoftoi se janë konfirmuar edhe 351 raste të reja të të infektuarve, pas testimit të 8.393 personave.

Gjendja në spitalet ku trajtohet pacientët me COVID-19 është e rëndë. Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se të gjitha spitalet janë mbi 90 për qind të mbushura me pacientë.

Aktualisht, 169 pacientë po trajtohen me anë të respiratorit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 429 persona, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 19,334.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments