Tuesday, December 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë rajonin e Dibrës arinjtë shkatërrojnë rreth 200 koshere bletësh

Në rajonin e Dibrës arinjtë shkatërrojnë rreth 200 koshere bletësh

Qindra bletarë nga rajoni i Dibrës për shkak të ndryshimeve klimatike këtë vit janë përballur me të ardhura minimale nga familjet e bletëve, ndërsa disa prej tyre dëme shtesë u kanë shkaktuar edhe arinjtë.

“Prej disa muajsh në komunën e Dibrës dhe rajonin e gjerë, arinjtë kanë shkatërruar rreth 200 koshere bletësh. Pas lajmërimit nga bletarët, një komision i posaçëm po kryen mbikëqyrje, pas së cilës bletarët marrin masat adekuate ligjore, pasi ariu mbrohet me ligj”, thotë Arben Mulladauti, drejtues i Njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së UjëraveSipas tij, për fat deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i sulmit nga ariu ndaj ndonjë personi.

Bletarët thonë se arinjtë “vizitojnë” kosheret me bletë kryesisht gjatë natës, ndërsa gjatë rrugës dëmtojnë kulturat bujqësore, sidomos në fshatrat kufitare Spas, Bomovë, Konjarë, ku nuk ka banorë të përhershëm, ndërsa ata që jetojnë në Dibër i punojnë tokat bujqësore dhe kanë edhe bletë.

Për praninë e arinjve ankohen edhe banorët e fshatrave të tjera të rajonit dhe jo rrallëherë banorët e rajonit më të gjerë postojnë video dhe foto në Fejsbuk të ndonjë ariu në rrugën Dibër-Mavrovë, segmenti rrugor Dibër-Zhirovnicë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!