Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë nëntor ka zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrihet marrëveshja me VMRO-në

Në nëntor ka zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrihet marrëveshja me VMRO-në

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev në Maqedoni ka dhjetë ditë kohë për të arritur një marrëveshje me opozitën në vend për të arritur shumicën e dy të tretave në parlament. Shumicë që do të lejonte miratimin e ndryshimeve të kushtetutës në kuadër të marrëveshjes me Greqinë.

Duhen disa ditë për të kuptuar nëse ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeve mes qeverisë dhe opozitës në Maqedoni. Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se duhet arritur një shumicë prej dy të tretash në parlament në mënyrë që të votohen ndryshimet kushtetuese si parashikohet në marrëveshjen e arritur me Greqinë.

Zaev tha se gjatë të martës do të vazhdojnë bisedimet me opozitën, për të kuptuar nëse ka një mundësi për marrëveshje. Kreu i ekzekutivit maqedonas theksoi se zgjedhjet e parakohshme janë opsioni I fundit.

Nëse nuk arrihet marrëveshja dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, periudha më e mundshme është ajo e muajit nëntor të këtij viti.

Zaev theksoi se në situatën aktuale të gjithë aktorët politikë duhet të tregojnë pjekuri duke pasur parasysh që askush nuk ofron një alternativë për NATO dhe BE-në, e as marrëveshje më të mirë nga ajo që është arritur me Greqinë.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në konferencën e përbashkët për shtyp me zv.kryeminsitrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, paralajmëroi se në shtatë deri dhjetë ditët në vijim do të bëhen të gjitha konsultimet e nevojshme me deputetët dhe grupet e deputetëve dhe do të vlerësohet nëse ekziston mundësia për t’u siguruar shumica prej dy të tretave.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, deklaroi se grupi i deputetëve të partisë së tij është i të njëjtit mendim për sa i përket dështimit të referendumit të së dielës për çështjen e emrit.

Ai tha se është gati për zgjedhje të parakohshme. /abcnews.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!