Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Maqedoninë e Veriut nesër pritet të fillojë vaksinimi tek mjekët

Në Maqedoninë e Veriut nesër pritet të fillojë vaksinimi tek mjekët

RMV, nesër planifikohet të fillojë vaksinimi te dy mjekë.

Në Maqedoninë e Veriut nesër paradite pritet të fillojë vaksinimi tek personeli mjekësor në hapësirat e Klinikës për sëmundje infektive në Shkup.

“Së pari do të vaksinohen dy punonjës mjekësor nga klinika infektive”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar që pas vaksinimit dy të vaksinuarit do të flasin për media, të shoqëruar me ministrin e shëndetësisë, Venko FIlipçe dhe udhëheqësen e Komitetit për imunizim, Aleksandra Grozdanova.

Në ditën e parë planifikohet vaksinimi i 260 punonjësve mjekësor.

Ndryshe, numri i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë është 97.456, numri i pacientëve të shëruar është 88.301, 3,003 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 6,152 raste aktive.

Më 14 shkurt, kryeministri Zoran Zaev ka pranuar 4.680 doza të vaksinës nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Këto vaksina janë vaksinat e para dhe të vetme deri më tani në Maqedoninë e Veriut.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!