Numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është 10.785 persona, përderisa përfshirja e vaksinimit me një dozë, e popullatës së moshës madhore është 47 për qind, teksa me dy doza janë përfshirë 44 për qind e qytetarëve mbi 18 vjet.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullsisë në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet ka marrë dy doza të vaksinës.
Deri dje, sipas informacioneve të MSH, gjithsej janë vaksinuar 793.179 qytetarë, janë rivaksinuar 743.374, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 571 qytetarë.
Ndërkaq sipas raportit të fundit të MSH-së dje janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-10, ishin shëruar 397 pacientë, teksa 20 persona e kanë humbur jetën.