Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Maqedoni mund të përgjohen edhe hajdutë pulash

Në Maqedoni mund të përgjohen edhe hajdutë pulash

Ish ministri i brendshëm, Pavle Trajanov, thotë se ligjet në Maqedoni lejojnë përgjimin masiv të qytetarëve duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
“Te ne u zgjerua dhe thellua mundësia për përgjim, për shumë vepra të lehta penale. Nëse bashkohen 3 persona për të vjedhur pula, ata mund të përgjohen sepse kjo vepër mund të cilësohet si ndërmarrje kriminale. Gjithçka përfshihet në ndërmarrje kriminale”, thotë Trajanov në intervistën ekskluzive për Almakos.

Ai sugjeron që në Ligjin për procedurë penale të shkurtohet nevoja për përdorimin e sistemeve të përgjimit.

“Duhet të dihet saktë se për cilat vepra të rënda penale mund të zbatohet përgjimi. Duhet në mënyrë të qartë dhe precize të saktësohet se në cilat raste mund të përgjohet. Ai duhet të zbatohen vetëm për zbardhjen e formave të rënda të krimit, siç janë terrorizmi, cenimi i sigurisë kombëtare dhe integritetit territorial të shtetit i shtetit, ashtu siç është paraparë edhe në vendet tjera”, shton Trajanov.

Sipas tij, vendimet për zbatimin e masës së përgjimit duhet të miratohen nga gjykatat e Apelit dhe Gjykata Supreme, e jo nga gjykatat e shkallës së parë sepse policia shumë lehtë mund të gjejë bazë për zbatimin e masës së përgjimit.Trajanov në intervistën për Almakos shprehet i rezervuar që ligjet e propozuara të qeverisë do mund të vendosin kontroll efektiv civil mbi shërbimet sekrete.

https://www.facebook.com/Almak…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments