Mobileri Kupa
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
“Në Kosovë pa test dhe pa vaksinë”, MPB: Kolonat në Bllacë, për shkak të Bajramit dhe heqjes së masave
Kosovë, Slider

“Në Kosovë pa test dhe pa vaksinë”, MPB: Kolonat në Bllacë, për shkak të Bajramit dhe heqjes së masave

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për tv21.tv thonë se kolonat e gjata të veturave në vendkalimin kufitar “Bllacë” janë krijuar për shkak të festës së Fitër Bajramit dhe për shkak të faktit se Kosova ka hequr masat kufizuese ndaj Covid-19.

“Lidhur me pyetjen e TV21, ju njoftojmë se dy ditët e fundit kemi frekuencë të shtuar të pasagjerëve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar Bllacë për shkak të festës së Bajramit dhe faktit që Republika e Kosovës nga data 02.05.2022 ka hequr masat kufizuese ndaj COVID-19”, thonë për TV21 nga MPB.

Nga MPB për tv21.tv deklarojnë se janë ndërmarrë masat e nevojshme për të mundësuar qarkullim të lirë, ndërsa theksojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme në këtë pikë kufitare kanë kaluar 14.643 persona.

“Policia Kufitare ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet dhe ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike në pikën kufitare Bllacë, me qëllim të përshpejtimit të qarkullimit të pasagjerëve dhe automjeteve. Sa për ilustrim, gjatë ditës së djeshme numri i pasagjerëve të regjistruar në 24 orë ishte 14.643 persona”, thonë nga MPB.

Ndërkaq nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë për tv21.tv thanë shtetasit e Maqedonisë së Veriut për hyrë në Kosovë nuk kanë nevojë për vërtetim të vaksinës për Covid-19, ose për për test të Covid-19/tv21.tv

May 3, 2022

Struga Ekspres