Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNë Kinë zbulohet Kovid-19 në mishin e pulës të importuar nga Brazili

Në Kinë zbulohet Kovid-19 në mishin e pulës të importuar nga Brazili

Koronavirusi i ri gjatë kontrollit rutinor është gjetur në mishin e pulës të importuar nga Brazili, kumtuan sot autoritetet kineze.

Virusi të martën është gjetur në mostrat e krahëve të ngrira të pulës, kumtuan autoritetet lokale në qytetin kinez jugor Shenzen, i cili është në afërsi të Hong Kongut.

Pas zbulimit të virusit menjëherë janë testuar personat të cilët ishin në kontakt me prodhimet e kontaminuara dhe të afërmit e tyre. Autoritetet lokale theksuan se testet e të gjithëve ishin negative. Brazili është prodhuesi më i madh botëror i mishit të pulës, por vendi i dytë, pas SHBA-së i prekur nga pandemia.

Kina, ku për herë të parë u shfaq Kovid-19 nga fundi i vitit 2019, në masë të madhe e çrrënjosi epideminë, sipas të dhënave të publikuara zyrtare.

Autoritetet kineze sot njoftuan se ka 19 të infektuar të rinj, ndërsa rasti i fundit i vdekjes është regjistruar në mes të majit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments