Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë këtë qytet të Maqedonisë shpërthen zjarri në një ndërtesë, evakuohen banorët...

Në këtë qytet të Maqedonisë shpërthen zjarri në një ndërtesë, evakuohen banorët (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer sot në një ndërtesë gjashtë katëshe në bulevardin Ilirija në Tetovë.Zjarri ka filluar rreth orës 13 në mesditë, ndërsa dyshohet se edhe kësaj radhe shkak për këtë zjarr ka qenë mos pastrimi ioxhakut.
Fatmirësisht banorët janë larguar mënjëherë ndërsa dy banoreve u është dhënë ndihmë e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Zjarrfikësit kanë dalur në vendngjarje dhe kanë lokalizuar mënjëherë zjarrin.Krahas kësaj, edhe dëme të mëdha materiale nuk janë shkaktuar.Dyshohet se zjarri fillimisht ka shpërthyer në oxhakun në katin e parë.

Kjo nuk është hera e parë që në ndërtesa më të mëdha shumëkatëshe në Tetovë ndodhin zjarre.Fatmirësisht në të dy zjarret nuk ka patur viktima, por dëmet materiale kanë qenë të mëdha.Autoritetet vazhdojnë të bëjnë apel që qytetarët të pastrojnë oxhaqet në kohë sepse një nga arsyet krysore për shpërthimin e zjarrit është edhe mos pastrimi I oxhaqeve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments