Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëNë këtë datë do të përfundoj seriali shumë i shikuar "BENI AFFET"

Në këtë datë do të përfundoj seriali shumë i shikuar “BENI AFFET”

Me këtë datë do të përfundoj seriali shumë i shikuar

Seriali turk “Beni Affet”, apo siç përkthehet në shqip ‘Më Fal’, është njëri ndër serialet më të shikuara në trojet shqiptare.

Ky serial shikohet thuajse nga secila moshë. Frikë, emocion, dashuri e sekrete të shumta, i shoqërojnë protagonistët gjatë tërë kohës, shkruan rtv21.tv

Në Turqi ky serial ka filluar në vitin 2011 dhe deri tani ka shumë aktorë që janë larguar nga ky serial, por, vendin e tyre shumë shpejt e zëvendësuan aktorë tjerë, të cilët u pëlqyen shumë nga shikuesit.

Çdo gjë që ka fillimin ka edhe mbarimin, “Beni Affet” javën e kaluar ka përfunduar xhirimet e fundit, pra seriali shumë i shikuar me 28 dhjetor do të përfundojë përfundimisht në Turqi.

Aktorët që me rolet e tyre i qëndruan besnik këtij seriali deri në episodin e fundit duket se janë, “Feridja”, “Murati”, “Kaderi”, “Sevgi”, “Osmani”, “Nazira” dhe “Shahini”.
Lajmi për përfundimin e serialit është bërë i ditur në faqen kryesore të serialit në rrjetin social Instagram si dhe më pas në mediat turke. /21Media

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments