Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë gjimnazin e Dibrës, në vit të parë janë regjistruar vetëm 37...

Në gjimnazin e Dibrës, në vit të parë janë regjistruar vetëm 37 nxënës

Pas tre paraqitjeve nga afati i parë regjistrues i qershorit, në gjimnazin e Dibrës “28 Nëntori”, në vit të parë, kuota e paraparë prej 272 nxënësve është mbushur me vetëm 13,6 për qind, konfirmoi për MIA-n drejtori Ramadan Imeri.

Sipas tij, janë regjistruar 37 nxënës, prej tyre 14 për mësim në gjuhën maqedonase dhe 23 në gjuhën shqipe.

“Dëshiroj ta theksoj faktin se kemi mbi 100 nxënës të cilët dëshirojnë të regjistrohen në gjimnazin tonë, por, problemi ishte regjistrimi onlajn. Presim udhëzime nga MASH-i se si të veprojmë më tutje. Propozova që regjistrimi të jetë si vitet e kaluara, me parashtrim të drejtpërdrejtë të paraqitjeve. Jam i bindur se do të hasim në mirëkuptim”, shton Imeri.

Përndryshe, në bazë të konkursit të MASH-it, në këtë institucion arsimor, mundësi për regjistrim në vitin e parë kanë 272 nxënës, në tetë paralele, prej të cilave tre, me 102 nxënës, me mësim në gjuhën maqedonase dhe pesë, me 170 nxënës në gjuhën shqipe, të gjithë në drejtimin e gjimnazit.

Kjo do të thotë se për afatin e dytë regjistrues, kur paraqitja e nxënësve do të jetë më 22 gusht deri në orën 24:00, të lira janë 88 vende nxënësish për mësim në gjuhën maqedonase dhe 147 në gjuhën shqipe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments