Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaNë Gjermani vendoset të mërkurën nëse do të vazhdohen kufizimet

Në Gjermani vendoset të mërkurën nëse do të vazhdohen kufizimet

Në një sondazh të institutit të opinionit, YouGov shumica e gjermanëve janë shprehur për zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill. Të mërkurën vendoset për lirimin apo vazhdimin e kufizimeve.

Gjermanët janë kundër lirimit të masës për ndalimin e kontaktit në luftë kundër pandemisë së Coronës. Në një sondazh të institutit, YouGov me porosi të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, 44% e gjermanëve duan zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill, dhe madje 12% e të anketuarve kërkojnë ashpërsimin e tyre. Vetëm 32% janë për lirimin e masave dhe 8% për heqjen e plotë të masave të marrë nga federata dhe landet gjermane në luftë kundër Coronës.

Të mërkurën e kësaj jave, kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve konsultohen për mënyrën e veprimit përtej 19 prillit. Në shumicën e landeve gjermane, qytetarët mund të lëvizin të lirë jashtë, por vetëm nga dy vetë. Gruppe të vogla lejohen jashtë vetëm me personat që banojnë së bashku në një familje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments