Tashmë, Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër virusit korona, ndaj ka ashpërsuar sot rregullat për dalje jashtë shtëpive apo banesave. Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve, përcjell albinfo.ch.
Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku. Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të një familje të ngushtë. Qëllimi nuk është ndalimi i daljes së njerëzve jashtë, por ndalimi i kontakteve sociale dhe ndërprerja e zingjirit të përhapjes së virusit korona, i cili në Gjermani ka marrë hov në ditët e fundit. Kështu u vendos në një konferencë telefonike të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve të Gjermanisë, shkruan DW.
Merkel: Masat e domosodoshme
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi pas takimit se këto masa janë të domosdoshme, për të ngadalësuar dhe evituar përhapjen e virusit korona. “Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit”, theksoi Merkel. Kjo do të thotë se jeta në publik do të reduktohet sa më shumë që është e mundur – deri në minimum. Secili duhet të japë kontribuin për lufitimin e Coronës, tha Merkel. “Vetëm me respektimin e rregullave mund të shpëtojmë jetën e njerëzve”, theksoi Merkel. Kancelarja tha se edhe ajo vetë ka reduktuar të gjitha kontaktet dhe takimet që nuk janë të domosdoshme.
“Jetë apo vdekje”
Vendimi i sotëm është i domosdoshëm, sepse këtu “bëhet fjalë për jetë a vdekje”, thanë disa nga kryeministrat e landeve gjermane. Rregullat e sotme parashikojnë ndalimin e të gjitha kontakteve të afërta mes njerëzve të panjohur – që do të thotë se në dy javët e ardhshme ndalohet puna e parukerive, salloneve të zbukurimeve, salloneve për tatuazhe, masazheve dhe të gjitha institucioneve ku kërkohet kontakt, apo afërsi me klientët.
Prej ditës së hënë (23.03.2020) njerëzit lejohet të shkojnë te mjeku, në barrnatore, në punë apo në dyqane. Lejohet pra edhe dalja për shetitje dhe sport, por vetëm nëse personat dalin vetë ose me një person dhe atë në largësi prej më së paku 1,5 metra. Vendimi i sotëm parashikon mbylljen e objekteve të gastronomisë, pra restoranteve. Ato mund të punojnë, por vetëm për porosi me telefon. Ndalohen edhe të gjitha llojet e festimeve, e për ata që shkelin këto rregulla, parashikohen denime të rënda.
Denimet deri në 25.000 euro
Kryeministri i landit të Renanisvë Veriore Vestfalisë, Armin Laschet si dhe krerët e disa landeve të tjera bën të ditur se ata që shkelin këto rregulla, do të denohen me dënime shumë të larta. Laschet tha se në landin NRW denimet mund të shkojnë deri në 25.000 euro. /Albinfo.ch
Së fundmi janë ndërmarrë masa të reja nga Qeveria e Gjermanisë dhe kryeministrave të Landeve të Gjermanisë për kufizimin e kontaktit në tërë territorin e Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.
Kontaktet mes më shumë se dy personave janë të ndaluara. Familjet dhe njerëzit që jetojnë në një familje duhet të përjashtohen nga ky rregull.Në përgjithësi, kontakti me të tjerët duhet të mbahet në minimum.Një distancë prej 1.50 metra duhet të mbahet në publik.Bizneset e gastronomisë dhe hotelierisë do të qëndrojnë të mbyllura.Kompanitë e shërbimeve në sektorin e kujdesit personal – përfshirë parukierët dhe sallonet e bukurisë – do të mbyllen. Trajtimet e nevojshme mjekësore duhet të vazhdojnë të jenë të mundshme.Shkeljet e kufizimeve të kontaktit duhet të monitorohen dhe sanksionohen nga autoritetet e sigurisë dhe policia.Rregulloret e higjienës duhet të respektohen në kompani për punonjësit dhe vizitorët.Sipas marrëveshjes, megjithatë, rruga për të shkuar në vendin e punës dhe mënyra si punohet, ndihma për të tjerët ose sportet individuale dhe ushtrimet në ajër të pastër duhet të jetë ende të mundura. Përjashtimet, pra, vlejnë edhe për takimet e detyrueshme për arsye biznesi, profesionale dhe zyrtare, si dhe për ekzaminim dhe arsye të lidhura me mbikëqyrjen.Masat e sipërpërmendura zbatohen për dy javë, sipas marrëveshjes për të gjitha Bundeslandet e Gjermanisë.