Në emër të Strugës dhe Veleshtarëve të indinjuar:
TOP CHANNEL-i DHE MYNXYRET E TIJA PËR STRUGËN
Ditë më parë, një biçim “gazetaruceje” erdhi e bëri një prezantim plot paçavure rrugëve të Strugës buzë Drinit, djep i turizmit, kulturë, arsimit, festivaleve, universiteteve e ç’të them më parë….!
Rastisa para shtëpisë sime me dy shokët e mi të nderuar veteranë të arsimit Besnik Istrefin dhe Natmir Beqirin, ku dhamë disa prononcime para kamerës së “zonjës gazetare”.
U zhgënjeva rëndë kur e pash emisionin që përmbante intervistat dhe itinerarin e saj të mjerë:
-një egjyptian hallexhi që kish blerë një lakër për të ushqyer kalamajtë;
-një fshatar të krishterë që shiste ca prodhime ushqimore në trotuar;
-Kishën, ku u pataks pas ikonave, pa hy në thelbin e autoktonisë së tyre;
-Bisedë në ambientet e teqes së qytetit me një shqipfolës çalaman më shumë se gjysmak(ndjesë për personin e nderuar);
-Vizitë panoramike në oborrin e kishës në Kalisht ;
– Një bisedë të shkurtër me intekektualin tonë të nderuar Prof.Xhemi Hajredini, -pika e vetme e ndritur e programit që gjithësesi nuk mjaftoi dhe….jo më shumë.
……………………….
PREOKUPIMET (e”gazetares)dhe QËLLIMI i emisionit!
-Qe dhe pyetjet që ia parashtrove shoqëruesit tënd që për hir të së vërtetës, i pa përgatitur profesionalisht për të bërë punën e ciceronit të një “gazetareje“ sa dinake aq edhe naive(ndjesë për djaloshin):
Pse martesat tona bëhen në baza etnike e jo të përzjera,
-ishte një nga pyetjet që e preokuponte dhe deshte të dijë kjo zonjë”gazetare”,
-nga përgjigja e sikletshme e djaloshit të pa eksperiencë.
Mbase, nga nevoja personale e zonjës, për një bashkëshortësi të tillë siç edhe shumë bashkëkombase të saj, por që në Strugë nuk pi ujë ky lloj biznesi.
Dhe….për t’iu vënë kapaku:
Shkoi në Veleshtë jo për të pa shkollën, infrastrukturën, intelektualët, afaristët, femrat e panumërta të arsimuara nëpër universitetet e vendit e të Evropës, por për të vizituar shtëpitë publike të munguara(duket për fatin e keq të saj) dhe …kaq.
Dhe ne veleshtarët që krenohemi bashk me bashkëkombasit tjerë, mbetëm pa përgjigje: iu deshën të punësohej në këto bordelo duke kënaqur klientët, apo….?
Zonjë e “nderuar”më dëgjo:
Mund të të rastisi të dëgjosh thënien STRUGA afër VELESHTËS(pa modesti dhe pa dashur të denigrojmë të tjerët), sepse kështu thonë ata që i dinë e i çmojnë vlerat e Veleshtës dhe të veleshtarëve pa shtëpitë publike që u orvat t’i piblikojë shteti sllav për të cilin duket se ju pikon zemra gjak juve dhe sojit tuaj të gjeneruar kombëtarisht me gjak të papastër.
……………..
Është hera e dytë që Strugës po i futni thikën pas shpine pas kamerës së fshehtë me të cilën denigruat mjekun tonë të nderuar Hasim Musën, me të cilin krenohet kombi e në veçanti ne struganët.
Qëllimin e dini vetëm ju por palavive tuaja u ranë maskat e i mori vesht e gjithë bota.
Po tani me Veleshtën ç’patët? A mos qe edhe kjo më shumë se një kamerë e fshehtë e juaja?
Është në nderin tuaj sepse Veleshtës aq ia bënë për paçavuret tuaja prej ”gazetareje”.
Kur Veleshta ka nxjerrur intelektualë të shkolluar s’kish lindur as stërgjyshi juaj zonja “gazetare”.
Intelektualët e Veleshtës i gjen nëpër institucionet dhe universitetet e Tetovës, Shkupit e Prishtinës.
I gjen nëpër Akademitë e Shkencave, në Austri, Zvicër e Gjermami. I gjen edhe atje ku njohuritë tua gjeografike janë të pakta, përtej kontinentit, në Amerikë e ku jo.
Kuadrot e Veleshtës ngjasojnë si hiri i eshtrave të Indira Gandit, mbi Himalaje zonja “gazetare”.
Përmende sa për sy e faqe dy-tre emra krijuesish të nderuar, duke harruar se veprat e krijuesve veleshtarë përbëjnë një mal sa Karaormani që kemi pranë, të cilat s’mund t’i nxë asnjë bibliotekë universitare e viseve shqiptare.
Krijimet letrare dhe folklorike të Veleshtës, e kanë zanafillën që nga stërgjyshet tona shtojzavalle dhe nga xixat e strallit të lavërtarëve veleshtarë që soji yt as e di as ka dëgjuar. Ndaj, kërko ndjesë e mos kërko shtëpi publike në fshatin tim po ato që t’i numërova përmbledhasi për sa më lart!
Lexues të nderua, ndjesë që u bëra pjesë e këtij emisioni pa vlera artistike.
U shoqërove përskaj urave me biznismenin e nderuar mikun tim e të gjithë struganëve z.Mendi Qyra, pa thënë dy fjalë për kontributin e tij në të gjitha sferat e jetës në Strugë.
Dua të besoj se mbete një mike e tij pa e ditur se edhe ai është një veleshtar i devotshëm. Nuk dyshoj në indinjatën e tij si veleshtar autokton.
P.S.
Nuk më thua “e nderuar”:
Di gjë ku ndodhet shtëpia e kulturës në Strugë, biblioteka e qytetit, dy shkollat e mesme, dy nëntëvjeçaret, ajo e mesmja dhe e ulëta e muzikës?
Po teatrin “POSHKA” aty ku parakalove, pse s’e vizitove, të pije një kafe e të kënaqeshe duke kuvenduar me Xhelon dhe Olsën por parapëlqeve defilimet vetëm në objektet e kulteve fetare sikur vetëm ato paraqesin Strugën!?
Di gjë “zonjë” se në Strugë ekziston drejtoria e festivalit “Këngë Jeho” apo ndonjë nga anëtarët e SHKA-së”MIGJENI” që kultivon këngët e vjetra qytetare dhe serenatat korçare?
Po fshatrat tjera pse i anashkalove?
Di gjë për betejat e Skënderbeut në trojet tona?
Po, s’ke faj, s’të la kurreshtja e bordeleve dhe shtëpive publike që më kot i kërkove e ku pra në Veleshtën krenare, në djepin e kulturës që për ne është më shumë se një Voskopojë?Turp për ty dhe TV-në tënde.
Ndjesë dhe respekete lexues të nderuar:
Tahir Hoda (unë veleshtari i indinjuar bashkë me ju që jeni krenaria ime dhe e kombit).
Strugë, nëntor 2021