Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë balotazh gara personalizohet

Në balotazh gara personalizohet

Kritika mes kandidatëve, të cilët garojnë në balotazh për kryetarë komunash. Disa kritikojnë se kryetarët aktual, të cilët rikandidojnë për rimarrjen e fronit të komunave, nuk kanë realizuar projektet e premtuara, kurse të tjerët kritikohen si të paaftë për të udhëhequr pushtetin lokal.

Sipas analistit Naser Ziberi në mes kandidatëve, të cilët kanë arritur në rrethin e dytë, gjërat janë bërë më personale, duke kritikuar njëri-tjetrin dhe duke harruar ofertën e programit të vetëqeverisjes lokale.

“Shumica e argumenteve që kanë rreth programit të tyre harxhohen në rrethin e parë dhe në fushatën e balotazhit çështjet bëhen më personale, kritikat janë më të thata pa ndonjë vizion për të ardhmen”, tha Naser Ziberi, Analist.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se kriza e thellë politike ka lënë pasoja edhe në pushtetin lokal, andaj zgjedhjet e 15 tetorit kanë destabilizuar edhe pushtetin qendrorë.

Sipas analistit Petar Arsovski, balotazhi edhe më tepër ka thelluar hendekun në mes partive, të cilat janë në pushtet edhe atyre opozitare, duke krijuar koalicione jo të zakonshme në lokale, ndërmjet partive që nuk janë partnerë në nivel qendror.

“Programin e tyre për pushtet lokal të gjitha partitë e kanë harruar, duke qenë në periudhën të tensionuar të fushatës së balotazhit. Secili shikon tjetrin përmes shënjestrës, në kuptimin e kritikave të ashpra, duke pasur parasysh se ende vazhdon kriza politike dhe është normale që të ndodhin komunikime të tilla negative. Mendoj se si ka kaluar koha, skena politike në Maqedoni me elitat e tyre duhet të kuptojnë se programi është ai që më së tepërmi sjell vota”, tha Petar Arsovski, Analist.

Përballja më e fortë pritet të jetë në 12 komunat me shumicë shqiptare, ku në njërën anë janë rreshtuar kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqiptarë me Lëvizjen Besa karshi kandidatëve të BDI-së të përkrahur nga LSDM. Edhe kjo e fundit do të ballafaqohet në disa komuna me partinë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, do të vazhdoj deri të premten në mesnatë, prej ku pason heshtja parazgjedhore, për t’i lënë rend të dielën e 29 tetorit të zhvillohet balotazhi ndërmjet kandidatëve për kryetarë të 35 komunave.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!