Në këto ditë izolimi, kur të gjithë qytetarët e Kosovës qëndrojnë në shtëpi, ata nga Suhareka kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të shërbyer kafe.
Aty kafja po shërbehet me anë të dronit, shkruan Indeksonline.
Madje, Valon Gashi i ka realizuar edhe një video tërë kësaj, ku shihet kafja që po shpërndahet me dron.
Kujtojmë që izolimi në Kosovë erdhi si vendim pas shpërthimit të Koronavirusit në vendin tonë, ku deri më tani numri ka arritur në 91, me dy të shëruar dhe një të vdekur./Indeksonline/