Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdizet alarmi në Shkup, del nga shtrati lumi Vardar (VIDEO)

Ndizet alarmi në Shkup, del nga shtrati lumi Vardar (VIDEO)

Pas reshjeve intensive gjatë natës, lumi Vardar sot në mëngjes ka dal nga shtrati para urës së këmbësorëve tek Qeveria. Para përmbytjes është edhe pjesa në afërsi të urës “Goce Dellcev”, transmeton Express.
Reshjet e pa ndërprera të shiut në rajonin në Shkupit kanë bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Vardar.Një pjesë e ndërtesave të institucioneve sic është Muzeu Arkeologjik dhe Prokuroria Publike janë përmbytur në pjesën e bodrumeve, pasi që ka depërtuar uji nga reshjet intensive.

Në pamjet e filmuara nga ekipi i Alsat-M shihet rrjedha e rrëmbyeshme e ujit në shtratin e lumit. Ndërkohë reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe nëpër rrugët e disa lagjeve të kryeqytetit. Në Çair rrugët janë të mbushura me ujë me çka ka vështirësuar komunikacionin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments