Ndërron jetë shqiptarja e parë nga koronavirusi

0
17
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Konfirmohet rasti i parë me humbje jete e një shtetaseje shqiptare nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani, e cila tha se ka parë dokumentet përkatëse teksa është kontaktuar nga një agjenci funebre.

Konsullja Pojani tha në emisionin “RealStory” se viktima është rreth 60-vjeçe, nga Durrësi.

“Jemi kontaktuar nga një agjenci funebre, dhe sot në shqyrtimin e dokumentacionit, kemi konstatuar se shqiptarja, nga Durrësi, ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak dhe ka rezultuar edhe me koronavirus’, u shpreh konsullja Pojani.