Thursday, July 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdërroi jetë funksionari i lartë i BDI-së, Abdilaqim Ademi

Ndërroi jetë funksionari i lartë i BDI-së, Abdilaqim Ademi

Ka ndërruar jetë sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi, i cili tashmë disa vite vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ademi ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore dhe partiake, si zv .kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ministër i ambientit jetësor dhe të arsimit. Kohëve të fundit ishte larg skenës politike shkaku i trajtimit me terapi mjekësore.

Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Studimet universitare i kishte filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku kishte mbaruar dy vite dhe për shkak të masave të dhunshme serbe në Universitetin e Prishtinës, studimet ishte detyruar që t’i vazhdoj në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka diplomuar në korrik të vitit 1996.Ai më pas ka mbaruar edhe studimet postdiplomike.

Ademi ishte zv. kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008 , Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 16 shkurt (e premte), pas namazit të xhumasë në varrezat e fshatit Shemshove.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments