Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdalesë pune për një zinxhir marketesh, nuk respektoi masën për heqjen e...

Ndalesë pune për një zinxhir marketesh, nuk respektoi masën për heqjen e TVSH-së

Drejtoria e të Ardhurave Publike po kryen kontrolle në 80 shitore nga një zinxhir i njëjtë i marketeve.

Të gjitha sot janë mbyllur për blerësit derisa të përfundojë kontrolli i inspektorëve.

Kontrolli bëhet për funksionimin e plotë të tregtarit, përkatësisht nëse janë respektuar ndryshimet e tatimit, vërtetimi i rezervave nëpër depo krahasuar me evidencën e kontabilimit dhe sa janë të ardhurat dhe shpenzimet e punës.

DAP mbrëmë u ka vënë bllokadë të gjitha shitoreve të këtij zinxhiri që mos të ketë ndryshime eventuale në gjendjen faktike të rezervave në shitoret dhe depot.

Nga DAP sqarojnë se kontrolli ka filluar pas parregullsive të konstatuara sipas Ligjit për pagesa ligjore në shumë markete pas ndryshimit të TVSH-së zero për produktet ushqimore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments