Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionNaser Pajaziti: "Maqedonia është banane – shtet, lavatriçe e pastrimit të parave...

Naser Pajaziti: “Maqedonia është banane – shtet, lavatriçe e pastrimit të parave dhe kusuritjeve të interesave”

Shteti që ka humbur fillin!

“Maqedonia”, “Republika e Maqedonisë”, “Republika e Maqedonisë së Veriut”. A thua vallë në cilin ne po jetojmë dhe si po e përjetojmë?

Nga mëngjesi deri në darkë dëgjon media, politikanë e qytetarë që nuk e njohin të parin, të dytin, por tani edhe të tretin.

Ky vend thuajse çdo ditë është senzacion i çmendurive, skandaleve, rrëshqitjeve dhe humbjes së besimit të qytetarëve.

“Banane – shtet, lavatriçe e pastrimit të parave dhe kusuritjeve të interesave”, është një formulë që shpesh ma thotë edhe një koleg i huaj.

Por edhe një karrem i lënë nga ish-sistemi serbojugosllav, ku edhe sot përplasen interesa fqinjësore e më të gjera.

Një poligon i shtypjes dhe diskriminimit, që edhe sot vazhdon në mënyrë perfide, duke gjuajtur gurin dhe fshehur dorën, diçka tipike me pamjet me “policët që në protestat e fundit për drejtësi dhe zbardhje të rasteve të montuara, hidhnin gurë nga prapa në drejtim të protestuesve dhe fshiheshin”.

Vendi pa regjistrim të popullsisë thuajse për 20 vite, e që edhe sot po refuzohet me këmbëngulje të madhe nga opozita maqedonase, por edhe nga disa instanca shtetërore që nuk po dijnë si me anulu. Pse gjithë kjo rezistencë dhe pse aq frikë nga një operacion i numërimit, i nevojshëm dhe strategjik për vendin. Apo frika se më nuk ka kurdisje e manipulime siç u pa me “bombat e përgjimeve, se si funksiononte makineria e vjedhjes së votës”.

Parlamenti apo shtëpia përfaqësuese e popullit e bllokuar. Arsye dhe kacafytje, duke bërë me gisht se kush është fajtori. Por pse nuk ka ndjeshmëri humane për të zgjidh njëherë e përgjithmë fatin e mijëra njerëzve pa shtetësi, ku shumica dërmuese janë shqiptarë, që i paguajnë taksa dhe kanë kontribuar e kontribojnë për këtë vend, e që shteti i lë të përpëliten dhe të pësojnë keq e më keq.

Vendi ku nuk e merr vesh se si do i dalim në fund me koronavirusin, pa vaksina dhe menaxhimin të dështuar. Fytyrën e vërtetë dhe mashtrimin e zbardhi Fondi i Solidaritet i BE-së që dëshmoi se në vend të 30 milionë eurove, janë harxhuar vetëm 7 milionë për ballafaqim me koronavirusin, që do të thotë se qytetarët kanë paguar nga xhepi i tyre. Vetëm nga numri i përgjithshëm i testimeve, 250 mijë qytetarë kanë paguar nga xhepi i tyre, dhe kjo është një shumë prej 10 milionë eurove.

Drejtësia vazhdon të jetë nën tutelën e një sistemi dhe rrjeti të kapur dhe që më së forti e godet qytetarin e zakonshëm.

Buxheti i shtetit me thes të shqyer dhe borxhe miliarda euro, çdo muaj huamarrje, komunat me borxhe, llogari të bllokuara dhe me probleme pakufi, ku jetojnë klasa e të pasurve dhe klasa e të varfërve që kalojnë ditën me nga 1 e 2 euro, e që shpresën e shpëtimin e sheh se si të ikë jashtë, për të mos u kthyer kurrë!

Kjo është vetëm një faqe e shtetit rrëmujë, që nuk e di se ku e ka hallin dhe fillin!

Naser Pajaziti

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments