Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNaser Nuredini: Nga 1 janari institucionet shtetërore nuk do të furnizojnë plastikë...

Naser Nuredini: Nga 1 janari institucionet shtetërore nuk do të furnizojnë plastikë për një përdorim

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot kumtoi se Qeveria e ka miratuar iniciativën e Ministrisë për ndërprerjen e furnizimeve të plastikës për një përdorim dhe ambalazhin në plastikë nga ana e institucioneve shtetërore, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2020.

“Kjo do të thotë se në furnizimin e ardhshëm publik të zbatuar nga ana e Qeverisë shishet e plastikës do të zëvendësohen me ato të qelqit, nuk do të furnizohen gota të plastikës, pipa, lugë dhe pajisje tjera të plastikës për një përdorim dhe nuk do të furnizohen të mira materiale si sheqer në ambalazh plastike, por refuz”, sqaroi Nuredini para fillimit të diskutimit publik me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjet publike komunale.

Ai theksoi se është vendosur edhe se Shërbimi për punë dhe shërbime të përgjithshme dhe të gjitha ministritë, organet në përbërje, sekretariate dhe shërbime profesionale nuk do të nënshkruajnë marrëveshje për furnizim publik me prodhues, pa sjell dëshmi se të paktën për vitin vijues në tërësi i kanë plotësuar obligimet në pajtim me legjislacionin në sferën e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit për menaxhim me vijimet e veçanta të mbeturinave.

Këto masa, siç theksoi Nuredini, janë pjesë edhe e planit për parandalim të krijimit të mbeturinave në RMV, i cili ishte përgatitur nga e Ministrisë dhe zyrtarisht do të sillet pas miratimit të pakos së re të ligjeve për menaxhim me mbeturina, i cili për momentin është në fazë të konsultimeve dhe për të cilin mbahen debate publike.

Ministri tha se tani për tani të gjitha kompanitë këtë iniciativë e kanë pranuar pozitivisht dhe është masë që të gjithë duhet ta pranojnë, gjegjësisht, siç tha, duhet të ndërmarrin përgjegjësi nga të gjitha palët.

Ai mendon se Shkupi nuk është qyteti më i ndotur në botë dhe theksoi se punojnë me këmbëngulje që t’i ndryshojnë dhe t’i zbatojnë ligjet, sepse, siç tha, nuk është me rëndësi vetëm të krijohet ligji, duhet t’i zbatojmë, ndërsa për t’i zbatuar, është e nevojshme mbështetje nga të gjithë.

Lidhur me atë nëse do të zbatohen masat për ndotjen e ajrit, Nuredini tha se janë të vetëdijshëm se ajri është i ndotur dhe se përqendrimet janë të larta, por derisa pragu i ndotjes nuk kalohet nuk do të ndërmerren masat që janë përshkruar në harmonizim me ligjin.

Pakoja e re e ligjeve, siç theksuar nga Ministria, i sendrërton rregullat dhe procedurat për menaxhim me mbeturinat nga paketimi, bateritë dhe akumulatorët, si dhe pajisja elektrike dhe elektronike, por vendos edhe Ligj të ri për vijime shtesë të mbeturinave që do ta rregullojë menaxhimin me mbeturina nga automjetet, gomat, vajrat dhe tekstili.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments