Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNacev: Në këtë shtet ka liri vetëm për vrasësit dhe kriminelët

Nacev: Në këtë shtet ka liri vetëm për vrasësit dhe kriminelët

Aleksander Nacev nga VMRO sot në pres konferencë edhe një herë parashtroi pyetje se sa jetë njerëzisht duhet të shuhen që Oliver Spasovksi të kuptojë se është I pa aftë për të drejtuar MPB.
Edhe sa përleshje të përgjakshme duhet të ndodhin për Oliver Spasovskin dhe LSD të ndalojnë që ti mbrojnë bandat kriminele të cilët shëtisin nëpër Shkup dhe në Shtet. Shkupi ngadalë por sigurt bëhet një nga qytete më të pasigurta në Evropë edhe atë falë Oliver Spasovskit dhe shokëve të tij nga nëntoka kriminale. Qytetarët të shqetësuar sepse nuk e dinë se kur ata ose ndonjë I afërt mund të mbesin viktimë e përleshjeve mafioze të cilat për çdo ditë po ndodhin në Shkup. Në këtë shtet ka liri vetëm për vrasësit dhe kriminelët. Ata kanë mbrojtje direkt nga drejtuesit më të lartë të LSD. Vrasësit dhe kriminelët janë në koalicion me këtë pushtet. Në shtete tjera ka mafia, por vetëm në Maqedoni mafia ka shtetin e vet. MPB në vend që ti ndjek ajo u shërben si mbrojtje të cilët punojnë për LSD. VMRO e fton Oliver Spasovskin për gjendjen e prishur të sigurisë të jep dorëheqje dhe të lejojë profesionistët në MPB ta bëjnë punën e tyre than ë pres konferencë Aleksander Nacev nga VMRO-DPMNE.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments